Home Kosovë
Lista Serbe kërkon edhe dy komuna për votën, Haradinaj ja plotëson dëshirën
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se është në bisedime me Listën serbe për sigurimin e votave për votimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj i varur plotësisht nga votat e Listës Serbe për të qeverisur vendin, nuk do të jetë në gjendje t’i thotë jo krijimit të komunës së re serbe në Priluzhë të Vushtrrisë,dhe komunës së Gorës. Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, ky është edhe kushti i Listës serbe në këmbim të votës për Demarkacionin.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi tashmë varet edhe nga votat e deputetëve të Listës serbe në Kuvendin e Kosovës. Një burim i ka thënë se kushtet e Listës serbe për Qeverinë e Kosovës dhe Presidentin e Kosovës për votimin e Demarkacionit, janë që tu mundësohet serbëve në Kosovë edhe krijimi i dy komunave tjera serbe brenda territorit të Kosovës, komunës se Prelluzhës dhe asaj të Gores në Dragash. Një mundësi të tillë, s’ka dashur ta komentojë askush nga Qeveria e Kosovës, derisa analistet e kanë vlerësuar si proces të dëmshëm.

Lista Serbe, ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, në rast se Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sillet në legjislativ për t’u ratifikuar.

Gora e Prilluzha në shkëmbim të Demarkacionit

Në lidhje më këtë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i varur plotësisht nga votat e Listës Serbe për të qeverisur vendin, nuk do të jetë në gjendje t’i thotë jo krijimit të komunës së re serbe në Priluzhë të Vushtrisë, dhe komunës së Gorës.

Plani për Komunën e Gorës, nuk është publikuar shumë në media, megjithatë, kjo vazhdon të jetë kërkesë e Listes serbe për Qeverinë e vendit dhe presidencën po ashtu.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
1 mijë të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Shfaqet Elvana Gjata, kjo është lëvizja e saj
Çeku ka një thirrje për ushtarët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale
Çeku: Asgjë nuk e ndalon Ushtrinë e Kosovës
VV ka një kërkesë për Gjykatën Speciale

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media