Home Kosovë
Kwai Hong Ip është kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale
Zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë deklaruar se në fund të këtij muaji i skadon mandati kryeprokurorit David Schwediman, ndërsa nga fillimi i muajit të ardhshëm kompetencat do t’i kalojnë prokurorit Kwai Hong Ip. Ata thonë se Hong Ip do ta sigurojë vazhdimësinë dhe do ta ruajë ritmin e hetimeve.

Por nga korriku i vitit të kaluar, kur ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë është plotësisht funksional, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Speciale David Schwendiman përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji, Dhomat e Specializuara do ta vazhdojnë punën e tyre pa kurrfarë pengese. Kështu kanë bërë të ditur si nga Zyra e Prokurorit Special, ashtu edhe nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Kwai Hong Ip do të bëhet prokuror special më 1 prill, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve, porse nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë procesi i zgjedhjes së prokurorit të ri, me ç’rast do të shpallet edhe ftesa për aplikim për prokurorin special.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe për Politikën e Sigurisë, ka thënë se procesi për emërimin e një prokurorit të ri do të bëhet në përputhje me Ligjin mbi Dhomat e Specializuara, Prokurorinë Speciale, legjislacionin dhe procedurat e tjera përkatëse.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media