Home Kosovë
Ministri jep lajmin e madh, kosovarët do të kenë të drejtë pune në BE
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, tha se në një të ardhme të afërt Kosova do të ketë marrëveshje për punësime sezonale me shtetet e BE-së

"Brenda këtij viti së paku me një shtet të BE-së, do të ketë marrëveshje për punësim sezonal me shtetet e BE-së”, tha ai.

Sipas tij Kosova ka kuadro për të punësuar në BE punëtorë.

Ai ka folur edhe për punësimet që po bëhen në Gjermani.

Reçica ka folur edhe marrëveshjen për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Belgjikës. “Përfitimet do të mund t’i marrin pa pasur nevojë për të shkuar në Belgjikë. Jemi në fazën finale dhe të ratifikohen në Parlamentet përkatëse”, tha ai sot në RTK.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë marrëveshje edhe me shtetet e tjera si me Zvicrën, Austrinë, etj

Ministri foli edhe për angazhimet e tij në fushën e punësimit etj. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka paralajmëruar edhe ndryshime për skemat pensionale.

Reçica tha se në një të ardhme do të ketë edhe marrëveshje për punësime sezonale.

"Brenda këtij viti do të ketë punësime sezonal me shtetet e BE-së”, tha ministri.

Ai ka vlerësuar se për herë të parë në Kosovë do të ofrohet trajtim meritor edhe për nënat lehone të punësuara dhe të papunësuara.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media