Home Kosovë
Jetoni në Prishtinë?- Ta gëzoni taksën e re
Me miratimin e Ligjit për kryeqytetin, Komunës së Prishtinës i jepet e drejta që ta zbatojë edhe një taksë të re për banorët e vet.

Kështu ka vendosur Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Këtë e ka konfirmuar kryetari i këtij Komisioni, Nait Hasani, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo taksë është përfshirë së fundmi në dokumentin e Projektligjit për kryeqytetin, por shumëçka rreth saj është lënë të definohet me akte nënligjore, nga ana e vetë Komunës.

Hasani ka sqaruar për gazetën se ata nuk e përcaktojnë se si do të zbatohet apo çfarë do të përfshijë taksa e gjelbër.

Projektligji për kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën është paralajmëruar se do të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme, të cilat do të përfundojnë deri më 16 mars, dhe pastaj do të dërgohet për shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës për miratim përfundimtar


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shpendi i jep disa mësime Hashim Thaçit
Provokojnë serbët: Shaqiri nuk vjen në Beograd, ka frikë nga tifozët
Qytetarët e Shqipërisë votojnë për idenë e Thaçit me kufijtë, mësoni rezultatin
Nëse pllakos kriza, Qeveria e Kosovës falë Ramushit s'ka rezerva
Një i ri e bën për spital një polic në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media