Home Kosovë
Rusët “Ujqërit e Natës” afrohen te shqiptarët, a do të nxisin konflikt?
Klubi i motoristëve rusë “Ujqërit e Natës”, i njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar se do të bëj një turne në Bosnje dhe Serbi në mes të marsit.

Dhjetëra anëtarë të grupit, i cili është nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tij në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, do të bëjë turne në vendet ballkanike “për të hulumtuar ndikimin kulturor të Perandorisë Ruse në Ballkan”, tha grupi në ueb-faqen e tij.

Ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektiq, i ka kritikuar më herët “Ujqërit e Natës”, duke thënë se ata synojnë të frikësojnë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët përpara zgjedhjeve në tetor.

“Ujqërit e Natës” nuk janë “klub i motoristëve tipikë, ata bartin mesazhe të fuqishme politike”, ka thënë Mektiq, duke cituar raportet e mëhershme se grupi planifikon të hapë një zyrë në Banjallukë për të monitoruar zgjedhjet.

“Ujqërit e Natës” thanë se anëtarët e tyre do të vizitojnë Bosnjën dhe Serbinë për rreth nëntë ditë, nisur nga 19 marsi, në Beograd.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media