Home Kosovë
Konjufcës i ka bërë përshtypje vrapimi i Haradinajt
Kur kryeministri Ramush Haradinaj po përplasej me Grupin Parlamentar të LDK’së, duke e akuzuar këtë parti se kur ishte në pushtet e kishte lënë vendin pa ushtri, tutje ka marrë fjalën Glauk Konjufca, i cili ka thënë se qeveria e kaluar e drejtuar nga LDK me qeverinë e tanishme të Haradinajt, nuk kanë asnjë dallim.

Konjufca ka thënë se edhe pse po akuzojnë njëra-tjetrën, qeveria e kaluar me këtë të tashmen nuk kanë asnjë dallim, pos që kryeministri Ramush Haradinaj vrapon më shpejt se Mustafa”

“I vetmi dallim që ka qeveria e kaluar me qeverinë e tanishme është se kryeministri Haradinaj vrapon më shpejt”, ka thënë Konjufca në foltoren e Kuvendit, transmeton Express.

“Kryeministri po zihet me LDK’në se kushe pamundësoi qeverinë. Kjo ishte për të devijuar e për t’i ikur përgjegjësisë. Në tavolinë janë dy opsione për ushtrinë e kryeministri uduhet të na tregojë për cilin version do të përcaktohet”

Konjufca ka pyetur kryeministrin pse s’po vazhdon të merret me krijimin e Ushtrisë, e cila krijon konsensus mbarëpolitik, por po merren me tema që ndajnë partitë, si tema e Demarkacionit.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shpendi i jep disa mësime Hashim Thaçit
Provokojnë serbët: Shaqiri nuk vjen në Beograd, ka frikë nga tifozët
Qytetarët e Shqipërisë votojnë për idenë e Thaçit me kufijtë, mësoni rezultatin
Nëse pllakos kriza, Qeveria e Kosovës falë Ramushit s'ka rezerva
Një i ri e bën për spital një polic në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media