Home Kosovë
Historike, Macron vjen për vizitë në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, me të cilin ka biseduar për vendet që synojnë integrimin në BE.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar ta ketë ftuar Macronin për një vizitë në Kosovë. Këtë ftesë e ka pranuar presidenti francez, por nuk është bërë e ditur koha e vizitës së tij.

“Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE. Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, ka shkruar ai.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media