Home Kosovë
Vjen një lajm i keq për ndjekësit e Fisit në Facebook
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, i ka bllokuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Ai nuk i ka lejuar mbi 100 mijë ndjekësit e tij ta shprehin mendimin e tyre, pasi është rreshtuar krah Dardan Molliqajt dhe të tjerëve.

Këtë veprim, Ismaili thotë se e ka bërë, pasi sipas tij, sharjet duhen përfunduar.

“Unë mbetem i njajti, qaj Fisi i drejtë e i sinqertë, që ka qenë edhe para Lëvizjes, e ka me qenë mbas Lëvizjes. Duke qenë se kam premtue se nuk shahna me njerëzit me të cilët kam punue 7 vjet shumë, e për plot prej të cilëve hala kam respekt, komente munden me shkrue veç miqtë e mi, sepse shamjet duhen me përfundue”, ka shkruar Ismaili.

Ky i fundit i këshilloi ata që e kritikonin për ‘tradhtinë’ që ia ka bërë partisë që deri tash ishte pjesë, se nga tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje t'i drejtohen Lëvizjes.

“.. e cila e pa më shumë të udhës me e vazhdue rrugëtimin pa ne, sesa duke na përfshi të gjithëve në një organizatë të mirëfilltë demokratike”, ka shtuar ai.

Por Ismaili që tashmë është pjesë e më shumë se dhjetë deputetëve që janë larguar nga Vetëvendosje, e pranoi ditë më parë se ata e kishin mashtruar popullin duke thënë se qytetarët e mllefosur po gjuanin nëpër protesta kur siç e bëri të ditur ata të gjithë kishin qenë aktivistë të VV’së.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Reagon edhe Behrami, ky postim i tiji pritet të ngjallë reagime të forta (FOTO LAJM)
"Plumb në ballë", kërcënohet deputetja
Rrëfimi prekës i Shaqirit: S’kisha para për stërvitje, ja pse mbaj dy flamuj në këpucë
Kujdes, sot mund të përmbyten sërish rrugët në Prishtinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media