Home Kosovë
Zbardhet deklarata e Isa Mustafës për ushtrinë në këmbim për ulëset e Srpska-s
Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet themelimin e Forcave të Armatosura, por nuk është e gatshme që për formimin e tyre të bëjë kompromise me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë, kështu kishte deklaruar gjatë një interviste, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së

“Sa u përket Forcave të Armatosura të Kosovës ne konsiderojmë se duhet të aprovohet ndryshimi i Kushtetutës dhe Ligji lidhur me këto Forca.

Ato janë në interes të vendit. Mirëpo, konsiderojmë po ashtu se nuk ka asnjë arsye që të bëhet tani kompromis, përkatësisht të bëhen pazare lidhur me Forcat e Armatosura të Kosovës”, kishte thënë ai më 28 prill, 2014 për Evropën e Lirë.

Sot në Kuvend, i pari i Qeverisë fajësoi LDK-në se e ka lënë vendin pa ushtri pasi nuk kishte pranuar një kusht në Ambasadën amerikane në vitin 2014.

Ismet Beqiri mohoi se ajo që tha kryeministri ishte e vërtetë, ndërsa tha se për këtë dëshmitar është edhe Jakup Krasniqi. Ky i fundit i ka dhënë të drejtë LDK-së, duke thënë se në atë takim nuk është përmendur ushtria.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çeku ka një thirrje për ushtarët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale
Çeku: Asgjë nuk e ndalon Ushtrinë e Kosovës
VV ka një kërkesë për Gjykatën Speciale
Ushtari "Molla e Kuqe" largohet nga shtëpia, nuk shkon në Speciale
Britanikët prezantojnë tipin e ri të super tankut të përdorur në Kosovë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media