Home Kosovë
Me kaq deputetë ngeli Vetëvendosje në kuvend
Gati është përgjysmuar numri i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 32 vende sa kishte kjo parti në Kuvendin e Kosovës, si grupi më i madh parlamentar, tani ka vetëm 19 ulëse.

Kjo pasi 12 deputetët e dorëhequr formuan grupin e ri parlamentar Grupi i Deputetëve të Pavarur si dhe pasi Donika Kadaj-Bujupi iu kthye Grupit Parlamentar të AAK-së.

LDK është grupi më i madh parlamentar me renditjen e re. Kjo parti ka 27 deputetë. Pas saj vjen PDK me 23 e më pas VV me 19. Grupi i Deputetëve të Pavarur ka 12 ulëse e AAK-ja 11. Lista Serbe ka 10 ulëse, ndërsa Nisma dhe koalicioni 6+ kanë nga gjashtë deputetë. Gjashtë deputetë të tjerë janë pa grup parlamentar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për dialogun me Serbinë
Nga dallon Gjykata Speciale prej Tribunalit të Hagës
Zbulohet teksti i Projekt-Rezolutës për dialogun
Kjo vajzë nga Skënderaj hyn në librin Guinness me punimin e saj (FOTO LAJM)
Hashim Thaçi viziton Prekazin: Po përmbushet amaneti

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media