Home Kosovë
Si u largua nga AAK me plot kritika Donika Kadaj
Donika Kadaj i është rikthyer sot AAK'së, partisë të cilën e braktisi për t'u bashkuar me Vetëvendosjen.

Kadaj që la AAK'në pas 13 vitesh të aktiviteteve në këtë subjekt, i kishte sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur dy vjet më parë.

Më poshtë mund ta lexoni se si i përbiu fjalët Kadaj Bujupi:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo, luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër.

Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit.

Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pakthyeshëm”, ka thënë ajo.


Dërgoja mikut në:

//
Shkruani komentin tuaj!
 
Moti i "çmendur", sinoptikanët japin numrin e vetëtimave
Takimi Thaçi-Vuçiq/ Në Bruksel për kufijtë e Kosovës
Pakujdesia e prindit i kushton jetën një fëmije në Kanada
Prestigjiozja "The New York Times" shkruan për fitoren e Zvicrës
Paranoja serbe nuk ka fund: Kjo është kërkesa më e fundit (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media