Home Kosovë
MTI paralajmëron masa edhe për pemët e perimet e importit
Pas marrjes së masave mbrojtëse për qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe miellit e bllokave serbë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka paralajmëruar se kjo ministri së shpejti do të marrë masa edhe për pemët e perimet.

Shkrimi i ministrit në Facebook.

“Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendorë se ne nuk do të ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë”, ka thënë ministri Hasani.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, Sot e kemi marrë edhe një vendim për masa mbrojtëse për qumështin, konkretisht qumështin që importohet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Deri te ky vendim kemi ardhur pas hetimit që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit. Kjo masë mbrojtëse afekton rreth 3 mijë bujq fermerë që kanë ferma me nga 5 lopë e deri 250 dhe mbi 30 përpunues të qumështit.

Muaj më parë kemi vendosur masa mbrojtëse edhe për miellin që importohet nga Serbia dhe produkteve ndërtimore. Së shpejti do të marrim vendim edhe për pemët dhe perimet. I inkurajojmë bujqit tanë që të vazhdojnë punën, sepse neve do të na kenë gjithmonë prapa tyre. Ju premtojmë të gjithë prodhuesve vendor se ne nuk do ta ndalemi por edhe më tej do të marrim masa për të gjitha produktet që vërejmë se po e dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin e prodhuesve tanë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksidentohet me makinë moderatori i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Zbulohen edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez
Thaçi e Vuçiq s’e përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve
Ngacmimet seksuale kthehen në shqetësim në Prizren

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media