Home Kosovë
Thaçi flet në telefon me Angela Merkel
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Temë kryesore e bisedës ndërmjet presidentit Thaçi dhe kancelares Merkel ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, kancelarja Merkel e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermani i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksidentohet me makinë moderatori i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Zbulohen edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez
Thaçi e Vuçiq s’e përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të kufijve
Ngacmimet seksuale kthehen në shqetësim në Prizren

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media