Home Kosovë
Vuçiç: Ky është shteti që flasim për zgjidhjen e Kosovës
Nuk i kemi kundërshtarë e as bashkëbisedues në çështjen e Kosovës shqiptarët, por i kemi ata që e kanë krijuar atë shtet dhe ata që na e kanë rrëmbyer territorin, ka deklaruar sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai për tv pink, siç përcjell politika e Beogradit, ka thënë se “ne për Kosovën flasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe edhe me disa vende të Bashkimit Europian”.

Vuçiç ka shtuar se tash është e qartë se ne për çështjen e Kosovës në fakt bisedojmë me SHBA-në e jo me pushtetin në Prishtinë, dhe se në këtë kuptim mbetet pyetja nëse duam ta shikojmë rolin tonë në 10, 15 dhe 20 vjetët e ardhshëm.

I pyetur nëse Serbinë e presin momente të vështira, ai ka thënë se këto momente janë gjithmonë të pranishme,transmeton Koha.net.

“Gjithsesi se ky vit nuk do të jetë i lehtë. Do të ekzistojë dëshira e madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por a do të mundemi ta bëjmë këtë, pasi jemi ne, në Serbi njëra anë, dhe në anën tjetër janë ata, pala e Prishtinës dhe amerikanët për të cilët vetë Haradinaj tha se ata e udhëheqin politikën e tyre të jashtme, ndërsa e bëri vërejtjen: “Ata, sikur shteti i tyre të mos ekzistonte”.

Vuçiç shtoi se “kur vetë e pranoni që njëra nga shtyllat e shtetësisë nuk ekziston, nuk ekzistoni as shteti” dhe vazhdoi se “sa herë thuhet se Thaçi ose Haradinaj thanë, duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë e kanë thënë mentorët e tyre”.

Ai po ashtu ka përkujtuar se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe se Serbia me pyetjen e pamatur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ia ka dhënë legjitimitetin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Partia e Haradinajt godet Mogherinin: Nuk je e paanëshme, largohu
Enca nxjerr një foto por të gjithë pyesin: Mos është shtatzanë? (FOTO LAJM)
Prokurori i Speciales pyet për shtëpinë e verdhë që UÇK akuzohet për transplante
Babagjyshi romantik i Prishtinës tërhoqi vëmendjen e mediave amerikane (FOTO LAJM)
Hoti sërish reagon ndaj ekipit negociator

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media