Home Kosovë
Macron: E respektoj një femër që është mbuluar për shkak të fesë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, është përgjigjur se si i duket kur sheh një grua të mbuluar, ai ka shprehur respektin për gjitha këto gra të mbuluar, po ashtu ai kërkoi një gjë të tillë edhe nga populli francez.

Macron duke folur për lirinë e fesë dhe besimit, ai tha se ne duhet të jemi në unitet me to, dhe duhet të i pranojmë ato si të tilla.

“E respektoj dhe gjithashtu ndaj kësaj duhet të tregohet respekt edhe në Francë, nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”.

Më tej Macron ka nënvizuar se kjo frikë është ushqyer për shkak të rrymave radikale dhe se kjo nuk paraqet Islamin e vërtetë.

Ai duke vënë në dukje se nuk është pro një rregullimi ligjor që do të sillte ndalimin e shamive në Francë, Macron ka përmendur ndryshimet e mënyrës së jetesës tradicionale franceze me fenë islame.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E FUNDIT/ Në burg, gjykata dënon Noizyn dhe reperin
Asgjë nuk ka ndryshuar, LDK-së jepini të drejtojë disa ministri dhe voton si të doni
Delegacioni gjigand i Kosovës fillon të shkojë në New-York
Përveç Vetëvendosjes asnjë parti nuk guxon të protestojë kundër Thaçit
Bekim Jashari tregon se çfarë ndodhi mbrëmë në Drenas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media