Home Kosovë
Hahn: Tani është radha të merremi me Kosovën dhe Serbinë
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka folur edhe një herë për marrëveshjen që duhet të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.

Hahn në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se zgjidhja afatgjatë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përfshinë një marrëveshje të qëndrueshme dhe reale e cila bazohet në ligjet ndërkombëtare.

“Hapi i radhës është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në një nivel gjithëpërfshirës për të dy palët. Me ndihmën e Federica Mogherinit do të definohet përmbajtja e një marrëveshje ligjërisht obliguese për Prishtinën dhe Beogradin”, deklaroi Hahn.

Ndërkohë, Hahn gjatë ditës së djeshme u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ku edhe u diskutuan raportet Kosovë-Serbi, si dhe dialogu si zgjidhje e vetme e problemit mes vendeve.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Jeni vonë, Thaçi çfarë duhet t'i kërkojë pa kompromis Vuçiçit dhe BE-së
Alarmohen zvicerianët: Shqiptarët po na "vjedhin" talentet
Linjat e autobusëve Prizren - Prishtinë në grevë
IPK: Policët e bënë shumë mirë detyrën e tyre
Arifi flet bukur për Asociacionin, të shohim si do të veprojnë në praktikë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media