Home Kosovë
Veseli i pakënaqur me deputetët, janë dembelë
Kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli gjatë një diskutimi publik, të organizuar nga KDI-ja, theksoi se është i pakënaqur me punën që po bëhet në Parlament.

Sipas tij, produktiviteti i legjislativit ishte pak aktiv. Veseli përmendi se këtë vit kanë kaluar vetëm 5 ligje.

“Në seancën e fundit kemi pas 44 pika të rendit të ditës, shumë pak projektligje. Agjenda e Kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje të cilat nuk i takojnë Kuvendit. Është një situatë reale si Kuvend dhe mund të tejkalohet pasi me gjërat që kanë interes nacional të barten me marrëveshje të gjerë politike”, është shprehur ai.

Veseli apeloi grupet parlamentare dhe deputetët që mos të humbin kohë me debate politike, “pasi teprohet në këtë pjesë”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ngrica dhe reshje bore, si do të jetë moti në 5 ditët në vijim
VV sërish reagon kundër Shpend Ahmetit, përmend Edita Tahirin
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Zeka: Magjitë e Burdushit ndikuan që LDK të bashkëpunojë me VV-në
Spanjollët komentojnë formimin e ushtrisë të Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media