Home Kosovë
Rritet çmimi i energjisë
Kosovarët kanë mundur ta vërejnë një rritje të çmimit të energjisë nga muaji mars në atë prill, pasi për energjinë e njëjtë të harxhuar kanë paguar për 2.5 për qind më shtrenjtë.

Në të dhënat e ASK’së konfirmohet një rritje e çmimit të energjisë, mirëpo sipas tyre, kjo gjë u neutralizua me uljen e çmimeve për drutë e ngrohjes.

Nga të dhënat e publikuara, përveç ngritjes së çmimit të energjise, vërehet ulja tek çmimi i druve për ngrohje për 5.3 për qind.

ASK tregon se ngritje kanë pësuar edhe disa artikuj të tjerë përveç rrymës, e të cilët janë të domosdoshëm për kosovarët. Bëhet fjalë për pemët, ujin, pijet joalkoolike e të tjera.

“Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK”, thuhet në indeksin e ASK-së.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ngrica dhe reshje bore, si do të jetë moti në 5 ditët në vijim
VV sërish reagon kundër Shpend Ahmetit, përmend Edita Tahirin
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Zeka: Magjitë e Burdushit ndikuan që LDK të bashkëpunojë me VV-në
Spanjollët komentojnë formimin e ushtrisë të Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media