Home Kosovë
Alarm, mjeti i dyshimtë evakuhon Spitalin e Pejës
Një mjet i dyshimtë është gjetur brenda oborrit të Spitalit të Pejës duke shkaktuar panik te stafi mjekësor dhe pacientët. Ndërsa menjëherë ka ndërhyrë policia duke evakuar edhe ndërtesën. E megjithatë mjeti nuk ka qenë i rrezikshëm sipas spitalit.

Spitali Pejës përmes një njoftimi ka sqaruar se ky objekt i dyshimtë është gjetur në një qese brenda oborrit.

“Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Shuhet artisti i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Ky është vendi më çuditshem ku Haradinaj zgjodhi të flejë gjumë (FOTO LAJM)
Gucati mesazh për veteranët, a do të ndalen të gjitha pensionet?
Edhe Komandant Sokoli del të jetë veteran mashtrues
Daçiç kërcënon: FSK nuk guxon të veprojë në Veri të Mitrovicës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media