Home Kosovë
Vuçiç: Jemi të lodhur por nuk ndalemi deri sa të anëtarësohemi në BE
Mediumi i njohur evropian, Euronews, ka zhvilluar një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ku kanë folur për të ardhmen e vendit të tij dhe lidhjen e pashmangshme me Kosovën në këtë rrugë.

I pyetur se kur do të mund të anëtarësohet Serbia në Bashkimin Evropian, pas parasysh se bazuar në buxhetin e propozuar nga Komisioni Evropian nuk ka shenja se ndonjë vend do të mund të anëtarësohet në bllok para vitit 2027, Vuçiq thotë se askush s’ka garantuar se vendi i tij do të jetë pjesë e BE-së më 2025.

“Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët...’ Kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën. ‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimi e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar i BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000. Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur.

Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mira. Ne do ta kryejmë punën tonë. Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për krizën e Kosovës”, ka thënë Vuçiç.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ngrica dhe reshje bore, si do të jetë moti në 5 ditët në vijim
VV sërish reagon kundër Shpend Ahmetit, përmend Edita Tahirin
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Zeka: Magjitë e Burdushit ndikuan që LDK të bashkëpunojë me VV-në
Spanjollët komentojnë formimin e ushtrisë të Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media