Home Kosovë
Përsëri Lladrovci reagon ndaj Zekës, tregon nëse ka shantazhuar Thaçin
Ramiz Lladrovci ka reaguar për të dytën herë ndaj Milaim Zekës. Kryetari i Drenasit, i cili ndër tjerash e quan Zekën 'Radio Mila", e ka paralajmëruar atë se do t'i ngrejë padi. Lladrovci ka shtuar se Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollosë secilin.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Reagim ndaj shpifjeve të reja të Milaimit, Tellall që s’ka të ndalur!
Pretendimet e mia se mbrëmë, Milaim Zeka ka shpifë, dhe do ta padis, ka nxitë gjithë vrerin e këtij tellalli, duke zgjeruar shpifjet me personazhe e personalitete tjera të jetës publike.

Sqaroj opinionin dhe personalitetet dhe familjarët e tyre, të apostrofuara nga Milaim Zeka se kurrë në jetën time as nuk i kam paditur, as akuzuar as shantazhuar.

Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka.

E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve.

Milaim Zeka, me metodat e njohura, përpiqet të njollos secilin, sepse është i tillë. Plot damka që në thelb e kanë rrenën.
Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të!


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendet një person i vdekur në një puset të kryeqytetit
Punëtori i Postës keqpërdor të dhënat personale, ngacmon klienten nëpërmjet telefonit
Ish-pjestari i UÇK-së: Në Tiranë u trajnuam për të vënë bomba me telekomandë (VIDEO)
Llapjanët kultivojnë drogën në “bahçe” dhe e thajnë në tavan
Ku është baza e emrit të Ri të Maqedonisë? Çfarë është Ilindeni ose Dita e Ilisë? (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media