Home Kosovë
Tusk thotë fjalë të mira për Ballkanin para samitit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donal Tusk, ka folur një ditë para takimit që pritet të ndodh më 17 Maj në Sofje. Thotë se nesër do të takojë partnerët e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet.

"Do të jetë një mundësi për të dyja palët që të riafirmojnë se perspektiva evropiane mbetet zgjidhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor. Përtej perspektivës afatgjate, ne duam të tregojmë se kujdesemi për zhvillimin socio-ekonomik në rajon këtu dhe tani”, ka shtuar ai.

Sipas Tusk, investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE-së, për të cilin tha se do të jetë objektivi i samitit.

“Unë shpresoj që t'i sjellim miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”, është shprehur Tusk.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rama reagon për liberalizmin e vizave: I stërvonuar nga Brukseli
Aksion masiv, arrestohen disa të kërkuar ndërkombëtarë
Koncerti gjigant në Prishtinë, kush janë yjet që do të ndezin skenën
Kurti: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen si konfederatë
Kosova lëviz pa viza, por cilat janë kushtet?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media