Home Kosovë
Policia: Kemi gjetur para të humbura, kush i ka le t'i marrë
Një shumë e konsiderueshme parash është gjetur në dyshemenë e një marketi në Fushë-Kosovë.

Zyra e Policisë së rajonit të Prishtinës ka njoftuar se kanë pranuar informatën dhe se kanë filluar menjëherë me identifikimin e personit të cilit i kanë humbur paratë.

“Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj, për publikimin e këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia përmes njoftimit ka kërkuar nga personi të cilit i kanë humbur paratë, të paraqitet në polici.

“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqiten në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në fund të njoftimit.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërtheu bombula e gazit, 11 të lënduar në Ratkoc të Rahovecit
Makina me targa shqiptare alarmon serbët gjatë vizitës së Putinit
Ministri i Listës Serbe nuk bojkoton, shfaqet në Gjermani
Haradinaj kërkon që AAK të qeverisë Mitrovicën
Mbrojtja skandaloze e pejanit që u kap me mish të prishur: E kisha për qentë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media