Home Kosovë
Rritet çmimi i energjisë në Kosovë
Është rritur çmimi i energjisë elektrike në Kosovë, pavarësisht premtimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për uljen e çmimit të rrymës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kosovarët në muajin prill kanë paguar 2.5 përqind më shtrenjtë rrymën se sa në muajin mars.

ASK tregon se ngritje kanë pësuar edhe disa artikuj të tjerë përveç rrymës, e të cilët janë të domosdoshëm për kosovarët. Bëhet fjalë për pemët, ujin, pijet joalkoolike e të tjera.

“Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK”, thuhet në indeksin e ASK-së.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Serbi përqafon me shpirt shqiptarin e Kosovës (FOTO LAJM)
Av. Tome Gashi
Gashi: Sylejman Selimi po mbahet padrejtësisht në burg
Të gjesh vend për parkim në Prishtinë është tepër e vështirë
Mësoni ç'po ndodh me aktakuzën ndaj veteranëve, a po shpëtohen komandantët?
Serbia: Kështu do të bashkohet Kosova me Shqipërinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media