Home Kosovë
Naim Tërnava uron Ramazanin: Agjërim, që t'ju kujtojë shijen e hidhur të urisë
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka mbajtur një konferencë për media me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e këtij muaji, duke thënë se agjërimi është i urdhëruar për t’u mbrojtur nga të këqijat.

“Ndonëse formalisht manifestohet duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet, në esencë agjërimi është një kurs edukativ, i cili përgjatë një muaji të tërë në mënyrë intensive punon për të formësuar në mënyrë të përsosur personalitetin e besimtarit dhe lidhjet e tij me Zotin dhe të tjerët. Duke na kujtuar për objektivën kryesore që ka agjërimi, Zoti i madhëruar në Kuranin fisnik thotë: ‘O besimtarë ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat’, mbaron citati”, ka thënë Tërnava, përcjell KosovaPress.
Myftiu Tërnava tutje ka thënë se largimi nga ushqimi ose pijet është mjet ose mënyrë për të arritur te qëllimi, që është devotshmëria.

“Agjërimi është shkollë humanizmi. Vlerat solidare agjërimin e bëjnë një mundësi më shumë për të zbutur varfërinë dhe për të lidhur pjesëtarët e shoqërisë ndërmjet vete. Mënyra se si arrihet kjo në Ramazan është e rrallë, ose është karakteristikë veç e Ramazanit. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi dhe pija, sipas disa dijetarëve myslimanë është bërë për t’ia kujtuar të pasurit shijen e hidhur të urisë, që të varfrit e kanë përditshmëri, pra është edukim praktik, vetëdijesim konkret dhe jo vetëm”, ka vazhduar ai.

Tërnava ka thënë se agjërimi synon krijimin e një klime të dashurisë, respektit dhe gëzimit, ku i varfëri dhe i pasuri takohen dhe nuk e harrojnë njëri-tjetrin.
Ramazani fillon nesër, më 16 maj, dhe përfundon më 14 qershor. Dita e parë e Fitër Bajramit është më 15 qershor.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ngrica dhe reshje bore, si do të jetë moti në 5 ditët në vijim
VV sërish reagon kundër Shpend Ahmetit, përmend Edita Tahirin
Shpendi hyri dhe dialogu mori formë, por zbuloni "gjahun" e radhës të Hashim Thaçit
Zeka: Magjitë e Burdushit ndikuan që LDK të bashkëpunojë me VV-në
Spanjollët komentojnë formimin e ushtrisë të Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media