Home Kosovë
Ish i burgosuri politik në Dubravë tregon fjalët e fundit që i tha Ukshin Hoti (VIDEO)
Enver Dugolli ka treguar momentin e ndarjes me Ukshin Hotin në Burgun e Dubravës
Enver Dugolli ende e ka në kujtesë momentin e fundit të ndarjes me Ukshin Hotin, raporton Frontal në T7.

Para 19 vjetësh të dytë po vuanin dënimin në Burgun e Dubravës.

Dugolli është liruar nga burgu por kurrë nuk e takoi më profesorin e tij.

Që nga viti 1999 ende nuk ka asnjë informacion se ku gjendet Ukshin Hoti.


E për këtë, Dugolli e lë fajtor drejtorin e burgut të Mitrovicës së Sremit.

Që nga koha kur ishte transferuar në burgun e Mitrovicës së Sremit, Dugolli dhe shume të burgosur tjerë ishin bërë dëshmitarë të torturave që përjetonte Ukshin Hoti.

Dugolli thotë se një veprim I munguar në 99 do ta ndryshonte situatën.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tash 19 vite, emri i Ukshin Hotit është në listat e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, Ukshin Hoti ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare fati I të cilit edne nuk është zbardhur.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe dy të plagosur
"Messi" i Kosovës shënon një super gol kundër grekëve (VIDEO)
Aksidentohet me makinë moderatori i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
Zbulohen edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media