Home Kosovë
Bukë falas për Ramazan
Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera furrat japin bukë pa para për ata që nuk kanë mundësi të blejnë.

Këto bukë nuk janë për shitje. Ato do të dhurohen falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që nuk kanë mundësi t’i blejnë.
E këtë e kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.

Deri në 5 bukë mund t’i marrin të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale.

Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramzanit.

Ai thotë se brenda ditës i japin deri në 700 bukë.

Së në Vushtrri ka nevojtarë për bukë, e pranon edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Sylejman Meholli.

Muaji i Ramazanit ka aktivizuar edhe qytetarët e Mitrovicës.
Një grup prej tyre ka siguruar fonde që të japë nga 5 bukë në ditë për skamnorët.

Ai thotë se nëse marrin donacione, do të dhurojnë ushqime edhe pas ramazanit.

Edhe në qytetet tjera organizohen aktivitetet të tilla përmes së cilave u ndihmohet familjeve që nuk kanë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Akuza: Hashim Thaçi po përgatit vrasjen e Gani Gecit
Erërat e forta shkulin billbordin nga vendi (VIDEO)
Kosova nën pushtimin e erërave, ky është numri i emergjencës
Çmenden serbët: Shqiptarët nxorrën Ronaldo me të kuq
Futbolli kosovar në zi, humb jetë ish-lojtari i Drenicës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media