Home Kosovë
Serbët e Veriut kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës
Pavarësisht paralajmërimit se do të hartohet një draft i ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se ekipi menaxhues tashmë ka nisur ta bëjë draftin për Asociacionin, porse ai ende nuk ka përfunduar.

Megjithatë, është thënë se një gjë e tillë do të finalizohet brenda katër muajve.

Nga ana tjetër ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit ka mbajtur gjatë ditës së djeshme një takim me dekanin e Fakultetit Juridik të UP-së në Mitrovicën e Veriut, Vlladan Mihajloviq.

Me këtë rast, në njoftimin e lëshuar nga ky ekip thuhet se Mihajloviq ka konsideruar se Asociacioni nuk mund të bëhet pa ndryshime të Kushtetutës së Kosovës.

Porse zyrtarë të Qeverisë kanë njoftuar se drafti, i cili do të hartohet për Asociacionin, do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të përcaktohet nëse është në përputhje ose jo me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se nuk duhet të bëhet asnjë kompromis sa i përket formimit të AKS-së.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rama reagon për liberalizmin e vizave: I stërvonuar nga Brukseli
Aksion masiv, arrestohen disa të kërkuar ndërkombëtarë
Koncerti gjigant në Prishtinë, kush janë yjet që do të ndezin skenën
Kurti: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen si konfederatë
Kosova lëviz pa viza, por cilat janë kushtet?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media