Home Kosovë
Liderët e Kosovës nuk e nisin samitin pa e pirë një kafe (FOTO LAJM)
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli janë takuar për konsultime para fillimit të samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Fotografi nga ky takim ka publikuar Presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, duke e quajtur këtë samit si historik.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme Thaçi udhëtoi për në Sofje, në kuadër të këtij samiti, Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë shtetërorë, kurse do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pasuria e Veselit 222 mijë euro, gruaja me makinë 16 mijë euro
Vetëvendosje i bie pishman, thërret Tryezën dhe kërkon zgjedhje të reja
Shqiptarët fusin kontrabandë një afrikanojugor në Serbi
Gjendet një person i vdekur në një puset të kryeqytetit
Punëtori i Postës keqpërdor të dhënat personale, ngacmon klienten nëpërmjet telefonit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media