Home Kosovë
Kaluan 4 vite, asnjë e re nga vrasja e Pistës
Edhe 4 vjet pas vrasjes së Elvis Pistës organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta sigurojnë asnjë provë, e cila do të dërgonte te zbardhja e vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës. Prokuroria Themelore e Gjakovës edhe pas intervistimit të disahershëm të dëshmitarëve nuk ka arritur ta identifikojë ndonjë të dyshuar.

As katër vjet nga vrasja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet të Kuvendit të Kosovës, Elvis Pista, organet e ndjekjes nuk kanë arritur ta identifikojnë asnjë të dyshuar.

Vrasja e Pistës ishte bërë në natën e 15 qershorit të vitit 2014, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, ku ai kishte dalë më i votuari i PDK-së, pas kreut të kësaj partie në atë kohë Hashim Thaçit, në komunën e Rahovecit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila është duke e hetuar këtë rast, nuk ka arritur ende të gjejë ndonjë provë, e cila do të dërgonte në përfundimin e misterit të vrasjes së Pistës.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Arrestohet në Kukës, kosovari i kërkuar në Suedi për vrasje
Albin Kurti bën paralajmërimin e fortë: Thaçin do e largojmë me protesta dhe ...
Karkaleca, verë italiane dhe 62 euro vetëm ujë, del fatura e drekës luksoze të Hashim Thaçit (FOTO LAJM)
Dreka luksoze e Hashim Thaçit, piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media