Home Kosovë
Sulmohet me bombë gjyqtari i EULEX-it
Mbrëmë rreth orës 23:00, në Prishtinë në rrugën “Bajram Curri”, një shok-bombë është hedhur në drejtim të një gjyqtari të EULEX-it, nga një person i panjohur.

Burime të Kallxo.com nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar incidentin i cili ndodhi te vendi i quajtur “Moving Tower”.

Policia tha se rreth orës 23:02 ka pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Bajram Curri”, ndërsa njësitet policore dhe hetimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve policore, nga hetimet e para është konstatuar se derisa gjyqtari i EULEX-it ka qenë duke kaluar, një person i panjohur kishte gjuajtur një shok-bombë në drejtim të tij.

Mjeti kishte shpërthyer por pa shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy fishekë të pashkrepur, siguresa e bombës, luga e bombës dhe shok-bomba e shpërthyer. Personi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Rasti është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në një raport policor.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria mund ta përdorë dosjen për të ndalur pensionet, sërish e pësojnë veteranët e varfër
Delawie: Duhet gjetur një marrveshje e zbatueshme për të gjitha palët
Veseli: Partitë janë pajtuar që të fryheshin Listat e Veteranëve
9 mijë maturantë do të hynë në provimin e maturës
Ngritet aktakuzë ndaj Mustafës dhe Ejup Qerimit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media