Home Kosovë
Deputetët e një populli të varfër me makina luksoze
Dikush 32 mijë euro, dikush 25 mijë, e disa tjerë shoferë të dy veturave me shifra mbi 20 mijë euro. Kështu sillen çmimet e makinave superluksoze të disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shumë prej deputetëve që kanë deklaruar pasuritë, kanë bërë të ditur se ngasin vetura me çmime marramendëse.

Në këtë mes kryeson si i pari deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili nget veturë e cila kushton hiç më pak se 32 mijë euro, shkruan Lajmi.net.

Deputeti Haxhiu nuk ka treguar për çfarë tipit të veturës bëhet fjalë, por e ka konfirmuar se vetura i takon atij.

Labinot Tahiri veç si deputet punën po e vazhdon edhe si këngëtar. Në deklarimin e pasurisë ai ka bërë të ditur se nget veturë rreth 27 mijë euro.

Kurse gruaja e këngëtarit Tahiri nget veturë 19 mijë euro.

Për makina luksoze nuk lëshon rrugë as Hajdar Beqa i PDK-së. Beqa ka deklaruar dy vetura.

Një veturë X5, Beqa e ka në vlerë 24 mijë euro, kurse 22 mijë e 500 euro ai nget veturën e tipit Touareg. Duke bërë që shuma e dy veturave të shkojnë mbi 46 mijë euro.

Deputetja që u vlerësua se flet më së pakti në Kuvend, është Teuta Rugova. Por deputetja e LDK-së nuk mund të kritikohet sa i përket veturave.

Ajo ka në pronësi makinë në vlerë 25 mijë euro, të cilën ajo pretendon se e ka blerë me kursime.

Dy deputetët e tjerë të PDK-së, Blerta Deliu dhe Elmi Reçica gjithashtu ngasin vetura luksoze.

Reçica ka në pronësi një veturë Audi Q3 e cila kushton 20 mijë e 700 euro, kurse ai posedon edhe një Passat që vlerësohet 5 mijë e 500 euro.

Kurse Deliu-Kodra gjithashtu nget veturë në vlerë mbi 20 mijë euro.

Keq nuk mbesin as deputetët e tjerë.

Korab Sejdiu ka veturë në vlerë 19 mijë euro, Mërgim Lushtaku 18 mijë, Rasim Selmanaj 17 mijë, Naser Osmani 16 mijë euro, e Dardan Sejdiu i PSD-së nget veturë në vlerë 15 mijë euro.

Shumica prej këtyre deputetëve gjithashtu posedojnë edhe shuma të majme parash nëpër banka, dhe pasuri të paluajtshme në vlerë mijëra euro.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Der Standard: Kosova, një vend me shumicë myslimane që ka lidhje të ngushta me Turqinë
Pas 4 viteve dhunë, gruaja dorëzohet e shkon në polici
Arrestohet pasi mashtroi pronarin e veturës në Pejë
Haradinaj quan hajdut prokurorin që përgatiti aktakuzën për veteranët
Shpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarve për mashtrim në vlerë 271 mijë euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media