Home Kosovë
Rakiq me tre banesa dhe mijëra euro
Kryetari i Listës Serbe, që njëherish është edhe kryetar i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, në deklarimin e pasurisë për këtë vit ka njoftuar se i ka 3 banesa dhe një tokë.

Këto pasuri që janë të gjitha në pronësi të prindit të tij, banesat kanë vlerën e 95 mijë eurove në total, kurse toka e deklaruar ka sipërfaqe prej 9.5 ari, por që ka një vlerë të madhe prej 350 mijë eurove.

Rakiq po ashtu ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Grand Cherokee” me vlerë prej 10 mijë eurove, për të cilën thotë se është pronë e përbashkët.

Tutje i pari i Listës Serbe ka deklaruar se posedon edhe 50 mijë euro para të gatshme në një bankë në Serbi.

Paga vjetore e kryetarit të Mitrovicës së Veriut është 12 mijë e 969 euro. Gruaja e tij që punon në Fakultetin Ekonomik në veri merr pagë vjetore me vlerë prej 7 mijë e 200 euro.

Ai ka deklaruar edhe pensionin e prindit të tij që shkon në 2 mijë e 400 euro në vit. Ai nuk ka deklaruar se posedon pasuri në ndonjë shtet tjetër.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Limaj: Nuk do ta tradhëtoj Haradinajn për taksën
Ky vogëlush është i sëmurë, ka nevojë për ndihmën tuaj
Besi nuk rri rehat, publikon foto të Sinanit kur këndonte dasmave (FOTO LAJM)
Ramush Haradinaj i reagon Putinit: Amerikë do të thotë paqe
Familja shqiptare trazon Islandën, a duhet të dëbohen pavarësisht vajzës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media