Home Kosovë
Haradinajn e kritikon për pabarazi edhe një zv.ministër
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave vetëm për disa pozita në Qeveri.

“Rritja e pagave, vendim i padrejte dhe i nxituar!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosovës, për një establishment të caktuar, është vendim i padrejtë, diskriminues dhe i nxituar”, ka shkruar Dedaj.

Sipas tij, kryeministri ua rriti pagat njerëzve të afërt me kryeministrin.

“Pagat janë rritur vetëm për kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat si dhe për disa pjesëtarë të qeverisë, njerëz të afërt me kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, të cilët ose janë familjarë ose bashkëpartiak të tyre”, ka shtuar ai.

“Me këtë rritje klanore, janë shkelur parimet e barazisë sociale, drejtësisë dhe të të drejtave njerëzore”, ka përfunduar zëvendësministri Dedaj.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria mund ta përdorë dosjen për të ndalur pensionet, sërish e pësojnë veteranët e varfër
Delawie: Duhet gjetur një marrveshje e zbatueshme për të gjitha palët
Veseli: Partitë janë pajtuar që të fryheshin Listat e Veteranëve
9 mijë maturantë do të hynë në provimin e maturës
Ngritet aktakuzë ndaj Mustafës dhe Ejup Qerimit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media