Home Kosovë
Zbardhet ora e faljes së Namazit të Bajramit në Kosovë
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.

"Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë." thuhet në komunikatë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Limaj: Nuk do ta tradhëtoj Haradinajn për taksën
Ky vogëlush është i sëmurë, ka nevojë për ndihmën tuaj
Besi nuk rri rehat, publikon foto të Sinanit kur këndonte dasmave (FOTO LAJM)
Ramush Haradinaj i reagon Putinit: Amerikë do të thotë paqe
Familja shqiptare trazon Islandën, a duhet të dëbohen pavarësisht vajzës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media