Home Kosovë
Në Kosovë i dënuar me burg ndërsa në Suedi Xhabiri bënte biznes
Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndrojë në Suedi.

Në një intervistë për gazetën “Zërin”, ai ka treguar se gjatë këtyre gjashtë vitetve në Suedi ka themeluar një ndërmarrje të ndërtimtarisë për riparimin e shtëpive.

“Unë jam marr me punët e mia, menjëherë kam themeluar një ndërmarrje të ndërtimtarisë për riparimin e shtëpive, kam një depo aty. Materialet të cilat prodhohen në Kosovë, jo vetëm të mijat por edhe të ndërmarrjeve të tjera që prodhohen në Kosovë mundohem ti fus në tregun suedez.

Kështu që deri tani kam pasur pak vështirësi, por ka filluar një mirëkuptim dhe kam filluar nëpërmjet punës dhe angazhimit tim që ti reklamoj materialet e Kosovës dhe mjaft ndërmarrje shqiptare që operojnë në Suedi, kanë filluar që të njoftohen me ato materiale dhe ti fusim në tregun suedez, sepse unë mendoj se tani lufta kryesore duhet të bëhet në zhvillimin e ekonomik të vendit”, ka thënë Zharku.

Ndryshe, Zharku u kthyer para disa ditësh në Kosovë kur i kaloi koha për vuajtje të dënimit. Ai i ishte ikur drejtësisë kosovare.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Veseli siguron gjermanët se nuk e mbështet Thaçin
Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Shpend Maxhunit
Thaçi paralajmëron ndryshimin e kushtetutës, u fal edhe dy deputetë komuniteteve
Njihuni me nënën shqiptare që fitoi kundër kancerit (FOTO LAJM)
Kallashi: Politikanët ma kanë kërkuar për një natë por si u përgjigja (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media