Home Kosovë
Policat tregohen trima kur janë në uniformë, rrahin një të mitur (VIDEO)
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës që patrullojnë ditë e natë na dalin kudo nëpër rrugë, të cilët e kanë për detyrë të kujdesen për rendin dhe qetësinë e qytetarëve.

Por, dy të tillë mbrëmjen e dielës, kanë bërë një gjest jo të hijshëm ndaj një të mituri me inicialet L.V.

Indeksonline ka siguruar një video të bërë më 10.06.2018, ku fillimisht gjithçka duket në rregull.

Kamerat e sigurisë së një lokali në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, kanë kapur momentin kur dy policë që po patrullonin rreth orës 20:10 e ndalin një të ri në rrugë.

15 vjeçarit që po lëvizte me motoçikletë në rrugë, ndalet dhe pret që policët të dalin nga veturë.

Por kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës zbritën nga vetura dhe iu ofruan të riut, për një moment filluan ta godasin atë në kokë.

Viktima pas kësaj ngjarje, ka lajmëruar rastin në Polici të Kosovës.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Der Standard: Kosova, një vend me shumicë myslimane që ka lidhje të ngushta me Turqinë
Pas 4 viteve dhunë, gruaja dorëzohet e shkon në polici
Arrestohet pasi mashtroi pronarin e veturës në Pejë
Haradinaj quan hajdut prokurorin që përgatiti aktakuzën për veteranët
Shpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarve për mashtrim në vlerë 271 mijë euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media