Home Kosovë
Zyrtaret nga Drenasi zihen për vendin e parkimit
Komuna e Drenasit ua ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj.

Mirëpo, shkak i parkingut sot ka pasur një mosmarrëveshje në mes të drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.

Media merr vesh se drejtoresha e Inspeksionit, sot kishte shkuar në punë pa veturën e saj dhe parkingun e saj e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.

Me të marr vesh Dervishi-Dibrani që i është thirrur policia, ajo e sulmoi fizikisht Berishën.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht.

“Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës”, ka thënë ajo.

Media ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes të lartpërmendurave.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ngordhin peshqit në Drin, ja shkaku
Pacolli telefonon Liberinë, i pyet nëse kanë tërhequr njohjen
Hoti përsëri i thotë ca fjalë kundër Haradinajt, për protesta askush nuk flet
Liberia tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës
Vajza: I nderuar kryetar i Prishtinës, kemi probleme në shkollë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media