Home Kosovë
Haradinaj merr një ultimatum nga Federata e Shëndetsisë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka apeluar te Qeveria e Kosovës që të procedojë brenda muajit qershor projektligjin për pagat, përndryshe paralajmërojnë se do të ketë kolaps në shëndetësi.

Kryetari i FSHSK-së, Blerim Syla, tha se janë se qershori është më e shumta që mund të japin si afat.

“Qëndrimi i Federatës është që të procedohet në mënyrë urgjente projektligji i pagave. Deri në fund të qershorit ne kemi një grevë të pezulluar, nëse nuk procedohet ligji që punëtori shëndetësor të ketë pozitë të merituar, atëherë do të ketë kolaps”, tha ai, përcjell KsP.

Ai foli edhe për Kontratën kolektive sektoriale të nënshkruar në mes Federatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas tij përfshin disa përfitime për punonjësit shëndetësor.

“Ajo çka është me rëndësi është se ajo kontratë ka kushtuar 4 milionë euro - fillimi. Kujdestaria është rritur 45 për qind me nivelizime të ndryshme. Që do të thotë se të gjithë kanë përfituar por në nivele të ndryshme. Por lajmi i mirë është që tani me kujdestari qëndrojmë më mirë se në rajon”, tha ai.

Sipas tij, debatet që po bëhen kinse për të gjetur zgjidhje më të mira, janë vetëm sa për të blerë kohë, pasi që po bëhen manipulime.

Ndërsa nënkryetari i FSHSK-së, Xhemajl Selmani, tha se sipas këtij tabelari, koeficienti për mjekun është paraparë 4, ndërsa për infermierin 1.7, vlera këto të papranuara nga punonjësit shëndetësor.

Ndërsa theksoi se Federata ka propozuar që koificienti për mjekun specialit të jetë 8.

“Këto ditë prej MAP-it kemi dëgjuar se e ka nxjerrë në shqyrtim dhe një tabelar sipas të cilit bëhet nivelizimi i pagave. Ai tabelar për punonjësin shëndetësor është i panegociueshëm, tabelar i cili nuk ia jep punonjësit shëndetësor statusin e merituar”, tha ai.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Qeveria mund ta përdorë dosjen për të ndalur pensionet, sërish e pësojnë veteranët e varfër
Delawie: Duhet gjetur një marrveshje e zbatueshme për të gjitha palët
Veseli: Partitë janë pajtuar që të fryheshin Listat e Veteranëve
9 mijë maturantë do të hynë në provimin e maturës
Ngritet aktakuzë ndaj Mustafës dhe Ejup Qerimit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media