Home Kosovë
Veseli jep lajme të mira për liberalizimin
Në vazhdën e vizitës në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot takime të ndara me eurodeputetë të forcave të ndryshme politike dhe njëherësh raportues për vende të ndryshme të Ballkanit.

Veseli, në Parlamentin Evropian zhvilloi takime të veçanta me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me kryesuesin e AFET, njëherësh Raportues për Serbinë, David McAllister, udhëheqësin e Delegacionit për BiH dhe Kosovë, Tonino Picula, udhëheqësin e grupit politik Social Demokrat (S&D) në Parlamentin Evropian, Udo Bullmann.

Në këto takime u diskutua për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane, me fokus angazhimet e institucioneve në procesin e liberalizimit të vizave.

Më pas, Veseli ka zhvilluar takime edhe me eurodeputetët Andrey Kovatchev, Asim Ademov dhe me Angel Dzambaski.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli i njohu eurodeputetët me arritjet e Kosovës në shumë fusha dhe përkushtimin institucional për të çuar përpara perspektivën euro-atlantike.

Edhe në këtë takime kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se populli i Kosovës pret që brenda vitit t’i mundësohet lëvizja e lirë në Zonën Shengen.

Anëtarët e Parlamentit Evropian, nga ana e tyre, shprehën kënaqësinë për përparimet në Kosovë dhe e kanë falënderuar kryeparlamentarin Veseli për vizitën në Strasburg si dhe për prezantimin e përparimeve që ka shënuar Kosova në rrugën e reformave evropiane, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Der Standard: Kosova, një vend me shumicë myslimane që ka lidhje të ngushta me Turqinë
Pas 4 viteve dhunë, gruaja dorëzohet e shkon në polici
Arrestohet pasi mashtroi pronarin e veturës në Pejë
Haradinaj quan hajdut prokurorin që përgatiti aktakuzën për veteranët
Shpallet aktgjykimi në rastin e të akuzuarve për mashtrim në vlerë 271 mijë euro

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media