Home Kosovë
Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Zvicër
Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në punë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Ëildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi, shkruan media zvicerane Blick.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Jeni vonë, Thaçi çfarë duhet t'i kërkojë pa kompromis Vuçiçit dhe BE-së
Alarmohen zvicerianët: Shqiptarët po na "vjedhin" talentet
Linjat e autobusëve Prizren - Prishtinë në grevë
IPK: Policët e bënë shumë mirë detyrën e tyre
Arifi flet bukur për Asociacionin, të shohim si do të veprojnë në praktikë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media