Home Kosovë
Në mungesë të mjekëve, mbyllet ambulanca e Banullës së Lipjanit
200 familje të fshatit Banullë të komunës së Lipjanit, do të duhej që shërbimet mjekësore t'i merrnin në këtë ambulancë, objekti i së cilës është i vjetër dhe aspak i mirëmbajtur.

Mirëpo këtu, përveç infermierëve, nuk punon asnjë mjek.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni thotë se po synon ta rregullojë këtë gjendje, duke angazhuar mjek të paktën 2 herë në javë.

Sipas saj, është plotësuar numri i stafit mjekësor për krejt komunën dhe nuk kanë mundësi për të punësuar të tjerë.

Por, gjendja në terren tregon krejt diçka tjetër. Ambulanca ka një muaj që nuk është duke punuar, thonë banorët, raporton KTV.

Pa staf mjekësor janë edhe ambulancat në fshatrat Babush e Smallushë të Lipjanit.Lipjani ka një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, 4 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 7 ambulanca me gjithsej 237 punëtorë shëndetësorë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Limaj: Nuk do ta tradhëtoj Haradinajn për taksën
Ky vogëlush është i sëmurë, ka nevojë për ndihmën tuaj
Besi nuk rri rehat, publikon foto të Sinanit kur këndonte dasmave (FOTO LAJM)
Ramush Haradinaj i reagon Putinit: Amerikë do të thotë paqe
Familja shqiptare trazon Islandën, a duhet të dëbohen pavarësisht vajzës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media