Home Kosovë
I kamuri në para flet nëse mbathjet i vesh me inicialin e tij
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për pasurinë e tij dhe të kolegëve të tij.

Kelmendi ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani”,, se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është më i pasur se ai.

Ai ka thënë se Pacolli merret me biznes ndërkombëtar, ndërsa ka treguar se vetë është bërë biznesmen shumë më vonë se Pacolli.

Kelmendi ka treguar se nuk ka aeroplan privat sikur Pacolli, ndonëse ka thënë se i ka mundësitë për ta pasur një të tillë.

Ai ka thënë se preferon të udhëtojë me aeroplan pasagjerësh, dhe se asnjëherë nuk blen biletë fluturimi “business class”.

Kelmendi është pyetur nëse i ka brekët, çorapet dhe këmishët me inicialet e tij, R.K.

“Jo, nuk i kam”, është përgjigjur ai, duke thënë se ata që i kanë të tilla, janë njerëz që s’janë aq të njohur dhe vuajnë për të bërë emër.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Dauti përdor luftën dhe sakrificën për të mbuluar mashtrimet e Çekut
Zbulohen dy artistë me drogë dhe armë në Tiranë (VIDEO)
Nesër nis pelegrinazhi në Tomorr, policia jep detaje që duhet t'i dini
Kapet një baba i papërgjegjshëm në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Sot njihuni me Mirjetën që ka biçikletë, e gjeni vetëm në plazh (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media