Home Kosovë
Minatorët vijojnë grevën: Haradinaj të vijë këtu
Ka vazhduar sot dita e trete e grevës së minatorëve.

Ata thonë se janë të lodhur dhe të zhgënjyer që edhe pas tre ditësh grevë nuk ka ardhur askush nga zyrtarët e lartë institucionalë për t’i vizituar dhe për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, me përjashtim të disa deputetëve.

Këta u bëjnë thirrje kryeministrit dhe institucioneve përgjegjëse që t’i vizitojnë dhe t’i marrin parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën greva nuk do të ndalet, derisa thonë se për hapa të tjerë në rast se nuk ka ndryshim do të vendosin vetë minatorët.

Ndër kërkesat e tyre janë njohja e pensionit – 70% e pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm, njohja e stazhit te punës gjatë viteve 1989-1999 dhe ruajtja e aseteve te Trepçes, pra të gjitha asetet e Trepçes të përfshihen në draft status.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Edhe Veseli optimist: Në fund të vitit do të shëtisim lirshëm
Përplasje mes Nismës dhe PDK-së, shkak bëhet dogana
Po çmend të rinjtë, shisha shkakton tre sëmundje të rënda
Pusi ku u mbyt një person në Istog është hapur nga një gurëthyes
Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media