Home Kosovë
Plani i Thaçit për të aministuar kriminelët serb shqetëson mijëra gra të përdhunuara gjatë luftës
Lajmi se Hashim Thaçi ka vendosur të luajë kartën e aministimit të krimeve monstruoze që serbët kanë kryer në Kosovë gjatë luftës ka shqetësuar mjaft viktimat e gjalla si edhe të afërmit e të vrarëve dhe zhdukurve.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me të marrë këtë lajm, ka kontaktuar me viktimat/ të mbijetuar të dhunës seksuale dhe u ka qëndruar pranë, të cilët kanë qenë shumë të shqetësuar me lajmin se diçka e tillë mund të ndodhë.

Kështu kanë thënë nga kjo Qendër për Gazetën Express kur u pyetën rreth komentit sa i përket kësaj çështjeje.

“Fillimisht, ne ende nuk e dimë nëse çështja e amnistisë, të cilës ju i referoheni, është lansuar zyrtarisht, apo është vetëm pjesë e diskursit të gjerë publik dhe mediatik. Sido që të jetë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me të marrë një lajm të tillë, ka kontaktuar me viktimat / të mbijetuar të dhunës seksuale dhe u ka qëndruar pranë, të cilët kanë qenë shumë të shqetësuar me lajmin se diçka e tillë mund të ndodhë”, thonë nga Qendra kosovare për Rehabiliminin e të Mbijetuarve të Torturës.

Sido që të jetë, Qendra thotë se këto shqetësime janë përcjellë tek institucionet vendore, dhe nga institucionet është thënë se “kjo nuk mundet dhe as nuk guxon të ndodhë”.

“Kështu, amnistia për kryesit e krimeve do ta dëmtonte pa masë qasjen në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale.”, thuhet në përgjigjen ndaj Gazetës Express.

Një i mbijetuar i luftës Qendra thotë se nuk mundet të gjejë paqe shpirtërore, dhe as gjyqësia nuk mund të sjellë paqe në qoftë se dhunuesit nuk e marrin dënimin e merituar.

Edhe pse tash Zyra e Presidentit e ka demantuar lajmin për amnistinë, kjo nuk është hera e parë që Presidenti Thaçi e përmend çështjen e amnistisë ndaj Serbisë.

Në vitin 2013, kur Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës, pati thënë se miratimi i ligjit për Amnistinë është një hap i madh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Edhe Veseli optimist: Në fund të vitit do të shëtisim lirshëm
Përplasje mes Nismës dhe PDK-së, shkak bëhet dogana
Po çmend të rinjtë, shisha shkakton tre sëmundje të rënda
Pusi ku u mbyt një person në Istog është hapur nga një gurëthyes
Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media