Home Kosovë
Haradinaj: Jam shqiptar, nuk jam mysliman! Identiteti kombëtar, i pari
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët jetojnë një ”botë tjetër” për dallim nga myslimanët në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi një komb euroatlantik, kur ne ishim në telashe, SHBA dhe NATO ishin me ne, kështu që ne i përkasim këtij grupi”, ka thënë ai.

“Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë, e vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, para edhe Muhamedit apo Jezusit. Jetonim si të krishterë për shumë kohë dhe ne e pranonim fenë myslimane nëpërmjet administratës osmane “, ka shtuar më tej Haradinaj për gazetën Middleeasteye.

Aty më tej theksohet se më shumë se 90 për qind e 1.8 milion njerëzve të vendit janë shqiptarë kosovarë dhe myslimanë, institucionet laike janë të çmuara, xhamitë janë më pak të dukshme se ato në pjesë të Lindjes së Mesme dhe ka më pak oreks për ligjin islamik.

Ndërsa kosovarët aspirojnë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Europian (BE), ata mund të luajnë një identitet islamik për të lehtësuar rrugën e tyre në një klub shtetesh me rrënjë të krishtera.

”Përvoja e Turqisë mund të jetë e dobishme. Ankaraja dhe BE hapën bisedimet e anëtarësimit në 2005, por negociatat janë ndalur, pasi pjesa më e madhe myslimane e 81 milionë njerëzve po “lëviz më larg” nga blloku”, sipas një raporti të fundit të BE.

Për disa avokatë të të drejtave myslimane, kjo përforcon një ide se BE dhe disa nga anëtarët e saj janë armiqësor ndaj islamit dhe nuk duan që miliona myslimanë nga Turqia, Kosova dhe pjesët e tjera të Ballkanit të bashkohen me ta.

Si rezultat artikulli i punuar është potencuar po ashtu se rrallë herë në vendet islamike nderohen presidentët amerikanë megjithatë një gjë e tillë është parë nga ta se dallon në rajonin e Kosovës, duke e quajtur xhep të rrallë të botës myslimane.

Kjo pasi udhëheqësit amerikanë të viteve të kaluara nderohen gjithmonë për shkak të raportove dhe miqësisë që kanë mes vete që nga aksionet për ndihmë në luftën e fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Dërgoja mikut në:

belul imeri
e Enjte 12 Korrik 2018, Ora 12:27
ani se nuk je mosliman po heke emnin ramush ndoje stojan se na asahtu e dim se shkijet si ti nakan mar ne qaf e idiot qasi si ti kena pas shum dhe nuk ne vjen qudipor edhe tije ka met ardh rendi dhe kimera vet ne konop
Graniti
e Enjte 12 Korrik 2018, Ora 12:46
Ta kajsha at Nan o ramut harakaka
Ne nuk jemi na si ata por ti je si ata o Kakalake muti
kush ta jep ty at te drejt tfolish per neve
o Tradhtar i Allahut, mbasi ti Allahun e tradhton cka mbet pr ty ta tradhtojsh Popullin or DEBil qeni
hec tete jap do DERRa ti hajsh sepse je si ata

ti je Skandal dhe asgje tjeter
Ju portali jeni KOPIla
Albani
e Dielë 15 Korrik 2018, Ora 16:35
Or ti Granit, Ramushi nuk thot që nuk ësht musliman por aj thot që ma spari ësht Kombsia dhe pastaj feja se musliman ka edhe N'Rusi edhe N'Kin dmth. ka në gjith Botën kurse Shqipëtar ka vetëm këtu në kto vende ku jetojn Shqipëtarët dhe Ramushi ka plotsisht të drejt me deklaratën e tij sepse edhe une që shkruaj so kët komentin jam Musliman por ma së pari jam Shqipëtar dhe dua që të them se neve Shqipëttarët nuk kemi asgjë të përbashkët as me vendet Arabe e as me Turqit prandaj neve kemi qen dhe do t'mbesim Shqipëtar.
Shkruani komentin tuaj!
 
Edhe Veseli optimist: Në fund të vitit do të shëtisim lirshëm
Përplasje mes Nismës dhe PDK-së, shkak bëhet dogana
Po çmend të rinjtë, shisha shkakton tre sëmundje të rënda
Pusi ku u mbyt një person në Istog është hapur nga një gurëthyes
Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media