Home Kosovë
Stefanoviç reagon për arrestimet e 5 serbve në Kosovë
Ministri i brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se arrestimi i serbëve në Gjilan, është presion ndaj tyre për ta pranuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Stefanoviq ka thënë për TV Prvi se ky arrestim është i papranueshëm.

“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk duan ta formojnë Ushtrinë, apo ndonjë strukturë tjetër që nuk parashihet me rregulloret ndërkombëtare apo rezolutën e OKB-së”, deklaroi ministri serb.

Stefanoviq akuzoi edhe bashkësinë ndërkombëtare që sipas tij nuk po reagon ndaj këtyre presioneve.

Ministri serb vlerëson se Prishtina po e pengon zhvillimin e dialogut me Beogradin.

“Kohëve të fundit po dëshmohet se kush po punon për dialog, e kush po e pengon”, deklaroi Stefanoviq.

Ndryshe 5 serbët u arrestuan të martën në Gjilan për shkak të presionit ndaj serbëve që të largohen nga FSK-ja.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ambasada të Kosovës në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë
Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë nga SHBA dhe Europa për taksën
Miss Kosova tërbon fansat, hedh në Instagram një foto pa rroba (FOTO LAJM)
Qef o qef, ja nga cili shtet lajmërohet djali i Hashim Thaçit (FOTO LAJM)
Kërcënon Vuçiç: Me vështirësi po e ruaj paqen me Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media