Home Kosovë
Thaçi guxon të flasë sërish për aministi ndaj kriminelëve serb, por kësaj radhe me një përjashtim
Presidenti Hashim Thaçi vijon të mbajë në qarkullim idenë e një aministie ndaj serbve që kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë gjatë luftës duke tentuar kështu që t'ua mësojë veshët njerëzve me këtë ide.

Përmes kësaj, Thaçi synon që pas disa kohësh, edhe pse sot duket e pamundur, shqiptarët të mësohen me idenë se mund të falin krimet e frikshme ndaj tyre dhe këtë "gjarpri" ta hipotekojë politikisht tek vetja ndaj ndërkombëtarëve duke u imponuar kështu si personi i vetëm në Kosovë që sjell paqen ose luftën me Serbinë.

Deklaratat në fjalë, Thaçi i bëri gjatë një vizite në fabrikën “Kivo” në Komunën e Kaçanikut.

“Pas çdo konflikti që ndodh, nuk është vetëm rasti i Kosovës dhe Serbisë, është diskutuar për amnistitë e mundshme”, ka thënë Thaçi.

“Mund të ketë diskutime në formë të përshkallëzimit të amnistisë së pjesëmarrësve në konfliktin e fundit, por një gjë dua të sqaroj se për ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit, kanë organizuar spastrimin etnik, kanë vrarë mbi 15,000 civilë shqiptarë në Kosovë, kanë kryer mbi 400 masakra ndaj popullatës shqiptare, kanë dhunuar mbi 20,000 femra shqiptare, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, ka shtuar ai.

“Ata duhet të ballafaqohen me drejtësinë, duhet të ballafaqohen sa më shpejt që është e mundur. Kështu që, për njerëzit që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe kanë organizuar spastrimin etnik, në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti”, vijoi.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Edhe Veseli optimist: Në fund të vitit do të shëtisim lirshëm
Përplasje mes Nismës dhe PDK-së, shkak bëhet dogana
Po çmend të rinjtë, shisha shkakton tre sëmundje të rënda
Pusi ku u mbyt një person në Istog është hapur nga një gurëthyes
Për gjashtë muaj vetëm 29 kosovarë kërkuan azil

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media