Home Kosovë
"Nuk jam mysliman!", e vërteta e deklaratës së Haradinajt që shkaktoi shumë debate
Ka shkaktuar sërish debate deklarata e Ramush Haradinajt se ai nuk ishte mysliman, por shqiptar. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë përgëzuar, por jo të paktë edhe kundërshtuesit deri në fyerje.

Por çfarë ka deklaruar në të vërtetë Haradinaj për "Middle East Eye", intërvista nga e cila doli edhe deklarata që shkaktoi debate?

Duket se me përgjigjen e dhënë Haradinaj është kujdesur që të mos vijojë politikën ndarëse të popujve të Ballkanit në mysliman dhe të krishterë, siç bënin sllavët kur kërkonin të copëtonin tokat, shkruan Albeu.com.

"Unë jam shqiptar, nuk jam mysliman, feja nuk është identiteti im i parë, e vërteta është se ne kemi ekzistuar për më shumë se 2000 vjet, para edhe Muhamedit apo Jezusit", ka thënë Haradinaj.

Në këtë mënyrë, kryeministri i Kosovës ka nxjerrë në pah identitetin kombëtar dhe ajo atë fetar duke marrë parasysh edhe kontekstin e sotëm në rajon dhe më gjerë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: Zv/ministri viziton Shqipërinë me dy vetura
Vërejtjet e fundit të ambasadorit Delawie për liderët kosovarë
Edhe boshnjakët protestojnë më 29 shtator, kundër Thaçit
Shembet dheu, 37-vjeçari humb jetën
Traversa i mohon golin Shaqirit, Salah shtyn topin në rrjetë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media