"Kroati" që hodhi flamurin shqiptarë përtokë ishte serb (VIDEO)
Një video që u shpërnda shumë në rrjetet sociale tregonte një person të veshur me bluzën e kombëtares së Kroacisë ku hidhte në tokë flamurin e rrëmbyer nga disa shqiptarë.
Por së fundmi është zbuluar se ai është serb dhe trikoja e veshur nuk ishte e kroacisë.
Mediat e rajonit kanë nxjerrë identitetin e tij të vërtetë.
Ai quhet Sasha Tomic, dhe është nga Serbia. Kjo vërtetohet edhe përmes këtyre fotografive, ku ai shihet i veshur me fanellë të shtetit të Serbisë.
Gjithashtu, në instagramin e tij e ka të shkruar se është nga Serbia. /albeu.com/